Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Burime për A2, vëllezërit Budina, pozitivë me koronavirus. Rama: Më vjen keq

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 12:40 | Aktualitet
Burime për A2, vëllezërit Budina, pozitivë me koronavirus.

Burime për A2 kanë bërë të ditur se vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, janë konfirmuar së fundmi të prekur nga Covid-19.

Edmond dhe Robert Budina janë dy nga përfaqësuesit kryesorë të Aleancës për Teatrin, të cilët në javët e fundit kanë udhëtuar në qytete të ndryshme të vendit, ku kanë organizuar tubime dhe mbledhje firmash për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Menjëherë pas publikimit të lajmin për infektimin e vëllezërve Budina, ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një postimi në Twitter, Rama shpreh keqardhje, ndërsa thekson se neglizhenca ndaj rregullave duhet të jetë maksimale.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s'ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave”, mbyllet postimi i Ramës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë