Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

La Liga, Real i përgjigjet Barcelonës, shkurtohet sërish diferenca

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 07:58 | Futboll
La Liga, Real i përgjigjet Barcelonës, shkurtohet sërish

Real Madrid iu kundërpërgjigj menjëherë Barcelonës me rikthimin në fushën e lojës. Galaktikët nuk e kishin humbur shkëlqimin edhe pas pauzës së gjatë të La Ligas.

Përballë Valencias, ekipi që drejtohet nga Zinedine Zidane fitoi me rezultatin e pastër 3-0. Dueli në fakt nisi me një gol të Valencias, por që u anulua më pas nga VAR për pozicion të parregullt të Rodrigos.

Real arriti të zhbllokojë takimin në pjesën e dytë, me Benzema dhe Asension, sulmuesin spanjoll të rikthyer nga dëmtimi. Diferenca me Barcelonën është rikthyer edhe një herë në 2 pikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani