Sulme ndaj opozitës bjelloruse, arrestohet rivali në zgjedhje i Lukashenkos

rivali i lukashenkos 1100x620

Autoritetet bjelloruse kanë arrestuar rivalin kryesor të presidentit Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të parashikuara për t’u mbajtur në muajin gusht.

Viktor Babaryko, një ish-bankier, 56-vjeçar, u arrestua nën akuzën për krime financiare, në një kohë kur sulmet ndaj figurave kryesore të opozitës janë shtuar.

Gjithashtu u arrestua dhe djali i tij 30-vjeçar Eduard, i cili është duke zhvilluar fushatën zgjedhore. Ai u akuzua për shmangie të taksave.

Qindra persona dolën në rrugë në kryeqytetin Minsk për të protestuar kundër arrestimeve të fundit të kritikëve të qeverisë.

Presidenti Lukashenko, i cili ka qeverisur vendin që nga viti 1994, po kërkon një mandat të gjashtë në krye të vendit.