Opinionet e “Venecias”, Balla: Të lexohen pa eufori, jo si tifoz

Për kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, duhen lexuar siç duhet dhe jo si tifoz. Referuar mendimit të komisionit mbi veprimet e presidentit, Balla tha: “Nuk është detyrë e Komisionit të Venecias të analizojë sjelljen e palëve, kush ka të drejtë e kush e ka gabim, në raport me zbatimin e ligjit, por e autoriteteve kompetente shqiptare. Është detyra jonë si ligjvënës që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësinë e tyre”.

Balla shtoi se Parlamenti ka përgjegjësi që jo vetëm të zbërthejë çdo rekomandim, por edhe të adresojë hapat e duhur për zbatimin e tyre. “Si i tillë ky proces nuk mund të minimizohet te “kush ka të drejtë e kush ka gabim”, por vetë publiku do të mund t’i lexojë e të na gjykojë të gjithëve. Kush nuk e kupton këtë nuk e ka shqetësim as demokracinë, as ligjin, as Kushtetutën dhe as standardet”.