Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

WhatsApp ka një problem të vogël teknik

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 16:46 | Teknologji
WhatsApp ka një problem të vogël teknik

Mijëra përdorues të WhatsApp kanë zbuluar se aplikacioni i famshëm i mesazheve ka një problem ditën e sotme. Problemi konsiston në faktin se ai nuk po shfaq se kur kanë qenë “online” për herë të fundit kontaktet.

WhatsApp lejon përdoruesit e tij që të shikojnë se kur kanë qenë për herë të fundit aktivë kontaktet e tyre. Por, nëse nuk dëshiron që të tjerët të shohin se kur e ke përdorur për herë të fundit këtë aplikacion, ekziston edhe opsioni që hera e fundit që ke qenë “online” të mos shfaqet kurrë.

Disa përdorues u ankuan se opsioni “last seen” nuk ekziston më dhe ky problem teknik nuk të lejon gjithashtu të shikosh se kur personi tjetër po shkruan për të të kthyer përgjigje.

Sipas “Down Detector”, një problem i tillë po vihet re gjerësisht në Evropë, por edhe në disa pjesë të tjera të botës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë