Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tragjedi në garat me motorë, vdes piloti 25-vjeçar

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 22:12 | Sporte të tjera

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në pistën e “Donington Park” në Angli, ku ka ndërruar jetë piloti i talentuar britanik Ben Godfrey, 25 vjeç.

“The Sun” shkruan se Godfrey po merrte pjesë në garën “No Limits Trackdays” kur ai u përplas me një tjetër pilot dhe u rrëzua nga motori.

“Ben Godfrey pësoi lëndime të rënda dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, ai ndërroi jetë”, u tha në një deklaratë nga drejtuesit e garës.

Ngjarja u konfirmua edhe nga policia, e cila me anë të një deklarata bën të ditur se është njoftuar për aksidentin rreth orës 11:20 të së dielës, për përplasjen e dy motorëve në pistë. Sipas policisë, edhe piloti tjetër, një 31-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu