Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Viti i bardhebluve në futboll, moshat e Tiranës, kampionë në Grupin A

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 20:15 | Futboll
Viti i bardhebluve në futboll, moshat e Tiranës, kampionë në

Duket se viti 2020 do të jetë i Tiranës në futboll. Në këtë 100-vjetor të klubit, në prag të kurorëzimit me titullin kampion në Superiore të skuadrës së parë, siparin për bardheblutë e kanë ngritur moshat me dy trofe.

Tirana e 19-vjeçarëve është shpallur kampione në grupin A të kësaj kategorie. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, skuadra e Migen Memellit shpartalloi bashkëmoshatarët e Partizanit 4-1.

Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të Stafës në minute e 30. Të gjithë golat e tjerë u shënuan në harkun kohor të 11 minutave. Fillimisht, Marina barazoi për të kuqtë në minutën e 81. Më pas, Tirana e çoi plot tri herë topin në rrjetë me Stafën, për të ardhur më pas te golat e Avdiun në të 90-n dhe Elezi në minutën e dytë të shtesës.

Kampioni përfundimtar do të vendoset pas një faze play-off mes 8 ekipeve më të mira në grupin A dhe B.

Më herët, po në këtë stadium për grupin A, Tirana e 17-vjeçarëve arriti të njëjtin titull pas shpartallimit po ndaj partizanit 4-0. Bardheblutë dominuan të gjithë takimin, duke shënuar me Meculin, Karaj dhe një dopietë të Birçes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë