Koronavirusi shtyn dhe ceremoninë e “Golden Globes”

golden globes shtyhet 1100x620

Pandemia e koronavirusit ka anuluar apo shtyrë shumë aktivitete të rëndësishme artistike dhe sportive të parashikuara të mbaheshin gjatë këtij viti.

Së fundmi kësaj liste i është shtuar dhe ceremonia e “Golden Globes”, të cilën organizatorët kanë menduar ta shtyjnë me disa javë.

Kështu ceremonia e ndarjes së “Globeve të Artë” e parashikuar të mbahej në 5 janar është shtyrë për në 28 shkurt, e cila përkon me kohën kur pritej të mbahej dhe ceremonia e Oscar që është shtyrë gjithashtu për shkak të pandemisë.

Industria kinematografike është goditur shumë rëndë nga koronavirusi, i cili ka zbrazur sallat e kinemave në shumë vende të botës prej më shumë se 3 muajsh.