Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Legjenda e Wrestling tërhiqet nga ringu pas 30 vjetësh

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 21:00 | Sporte të tjera

“Nuk më ka mbetur gjë tjetër për të fituar apo objektiv për të arritur. Loja ka ndryshuar dhe është koha për t’i hapur rrugën të rinjve për të ecur përpara”. Kjo është deklarata e "The Undertaker", yllit të World Wrestling Entertainment që njofton fansat e tij për tërheqjen nga ringu.

Prej 30 vitesh Mark William Calaway, emri i vërtetë i "The Undertaker" ngjitej në ring dhe është konsideruar si një prej simboleve të këtij spektakli.

Në moshën 55-vjeçare, Calaway është mundësi me karrierën më të gjatë në historinë e WWE. I gjatë 2.08 m dhe me një peshë mbi 140 kg, The Undertaker është ngjitur në ring për herë të parë në 1990 dhe mund të thuhet se ka fituar gjithçka në këtë sport

“Nuk e di, por ky më duket momenti i duhur. Besoj se dokumentari më ndihmoi ta kuptoja këtë gjë. Më hapi sytë rreth situatës dhe më ndihmoi që të gjykoj në mënyrë tepër të ashpër për vitet e fundit”, shkruan  "The Undertaker" në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë