Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbi 1500 të infektuar në thertore, rrezikohet rikthimi i izolimit në rajonin gjerman

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 22:22 | Bota
Mbi 1500 të infektuar në thertore, rrezikohet rikthimi i izolimit

Më shumë se 1550 punonjës të një fabrike të përpunimit të mishit në qytetin e Guetersloh në rajonin e Vesfalisë në Gjermani kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Përhapja me shpejtësi në fabrikën ku punojnë rreth 6 mijë persona ka rikthyer frikën dhe mundësinë e vendosjes sërish të izolimit në këtë qytet gjerman.

Një qendër testimesh do të ngrihet ku do të testohen të gjithë banorët e Guetersloh. Autoritetet mjekësore kanë thënë se ekziston frika e rritjes së mëtejshme të rasteve.

“Do të bëjmë gjithçka që kemi mundësi për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit në rajonin e Vesfalisë”, tha Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë gjermane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani