Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Udhëtim me balonë në 3 mijë metra lartësi

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 13:02 | Teknologji

Një kompani amerikane po planifikon të nisë udhëtimet turistike në hapësirë me një balonë duke filluar nga viti 2024.

“Space Perspective” do të nisë fluturimet testuese në vitin 2021, me synimin që të dërgojë turistë në stratosferë, deri në 3 mijë metra lartësi. Sipas videos prezantuese, njerëzit do të qëndrojnë brenda një kapsule e cila do të fluturojë në sajë të një balone.

Brenda saj do të mund të qëndrojnë 9 persona, piloti dhe 8 pasagjerë, të cilët do të shijojnë pamjet spektakolare përmes dritareve të mëdha, ndërsa një minibar është instaluar aty për të mos munguar asgjë. Balona do të ngjitet për dy orë në lartësi, ku do të qëndrojë për dy orë të tjera mbi Oqeanin Atlantik.

Nisma duket shumë premtuese, por për shkak të kostove tepër të mëdha, një vend në kapsulë do të mund të kushtojë rreth 125 mijë dollarë.

“Space Perspective” është një kompani e re, e themeluar nga Jane Poynter dhe Taber McCallum, të cilët më parë kanë punuar me nisma të ngjashme, duke dërguar në stratosferë balona më të vogla me kapsula të cilat bëjnë fotografi në hapësirë.

Kompania planifikon të nisë balonat nga Qendra Hapësinore “Kennedy” në Florida dhe zbritja do të bëhet në oqean, ku një anije do të tërheqë kapsulën dhe pasagjerët.

Sipas planit fillestar, kompania planifikon të realizojë 500 udhëtime në vit deri në fund të kësaj dekade.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani