Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

50 mijë viktima nga koronavirusi, Gjykata urdhëron presidentin të mbajë maskë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 17:14 | Bota

Një gjykatë në Brazil urdhëroi presidentin Jair Bolsonaro të mbajë maskë mbrojtëse gjatë kohës kur ai del në hapësirat publike në Brazilia dhe distriktet përreth.

Presidenti Bolsonaro prej kohësh ka qenë në qendër të kritikave për shkak të nënvlerësimit të pasojave që sjell koronavirusi, të cilin e konsideroi një “ftohje të lehtë” në fillim të pandemisë.

Ai gjithashtu në mënyrë të përsëritur është regjistruar në publik pa mjete mbrojtëse duke u përshëndetur me mbështetësit e tij pa zbatuar distancimin social.

Gjatë një tubimi ai u filmua duke u kollitur pa mbuluar gojën ndërsa në një rast tjetër u pa duke teshtirë në dorë dhe më pas takoi një grua të moshuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli