“Adria Tour”, vatër infeksioni. Edhe Djokovic pozitiv

djokovic dimitrov 600x338
Novak Djokovic dhe Grigor Dimitrov

Atëherë kur u mendua se situata ishte drejt përmirësimit dhe turnetë e sportit u rikthyen, koronavirusi ka frikësuar së tepërmi sportin e tenisit.

“Adria Tour”, aktiviteti miqësor i organizuar nga Novak Djokovic në Serbi dhe Kroaci, që u ndoq madje edhe nga spektatorë pa u shqetësuar për pandeminë, u kthye në një vatër të madhe infeksioni.

Pikërisht Djokovic është prekur nga Covid-19, me analizat që konfirmuan se është pozitiv. Numri një i botës në tenis ia ka transmetuar virusin edhe bashkëshortes, ndërsa fëmijët rezultuan negativë.

Përpara Djokoviç, gjatë turneut nga koronavirusi ishin prekur tre tenistë pjesëmarrës (Dimitrov, Coric dhe Troicki) dhe dy trajnerë.

Djokovic u kritikua shumë jo vetëm për turneun që organizoi, por edhe për faktin se pas turneut i ftoi të gjithë kolegët në një festë të shfrenuar.