Akrobatët që sfidojnë vdekjen

Një grup akrobatësh kanë festuar në mënyrën më të mirë mundshme rihapjen e teleferikut Glacier 3000 në Les Diablerets, Zvicër.

Për shkak të lehtësimit të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit, akrobati Freddy Nock u ngjit me biçikletë mbi shufrat e teleferikut me sfond një luginë përrallore dhe të rrezikshme. Si për t’i bërë edhe më të vështirë gjërat ai e bëri këtë me sytë e mbyllur.

Edhe perfomues të tjerë dhuruan spektakël, si balerinat mbi shtyllë dhe ecja mbi “rrotën e vdekjes”.