Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Çon pikturën për restaurim, nuk e njeh më kur i kthehet

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 19:05 | Kulturë

Një koleksionues arti në Spanjë mbeti pa fjalë nga restaurimi i dobët që iu bë një pikturë në pronësi të tij nga artisti i artit barok, Bartolomé Esteban Murillo.

Koleksionuesi nga Valencia pagoi një shumë të konsiderueshme parash që piktura e tij të pastrohej dhe restaurohej, por pas dy tentativash për ta rregulluar tabloja e “Immaculate Conception” është tashmë e transformuar.

Ky incident ka sjellë reagimin e menjëhershëm në mediat spanjolle të cilat nisën të shkruanin e të bënin krahasime dhe me restaurime të ngjashme të dështuara në Spanjë përgjatë viteve.

Në 2012, një famulltare e moshuar u përpoq të restauronte një afresk të paçmueshëm të Jezus Krishtit në një kishë në Zaragoza. Por në fund të punimeve, afresku mori një emër shpotitës duke u quajtur “Krishti Majmun”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani