Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Projekti i paprecedentë, dy Botërorë futbolli në një vit!

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 16:38 | Futboll
Projekti i paprecedentë, dy Botërorë futbolli në një

Pandemia e Covid-19 ka detyruar futbollin ndërkombëtar që të ndryshojë kalendarin. Nga shtyrja e Kampionatit Evropian, të spostimi i kampionateve dhe shtyrja e afatit të transferimeve.

Me situatën e krijuar, FIFA po përgatitet për të mos i lënë asgjë rastësisë në vitin 2022. Ai do të jetë viti i Botërorit në Katar, por edhe i Botërorit të Klubeve. Dy evenimentet madhore të organizuara nga konfederata botërore e futbollit.

Botërori i Klubeve është parashikuar të zhvillohet gjatë muajve të verës, mes qershorit dhe korrikut, ndërsa Kupa e Botës është programuar të zhvillohet në fund të vitit, mes muajve nëntor dhe dhjetor.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino hodhi idenë që edicioni i ri i Botërorit të Klubeve të inaugurohej gjatë verës së vitit 2022, duke përfituar edhe nga spostimi i Kupës së Botës në periudhën e dimrit. Sipas projektit të miratuar, 24 skuadra klubesh do të marrin pjesë në formatin e ri të Botërorit për Klube, ku vetëm nga pjesëmarrja do të përfitojnë 20 milionë euro.

Ndërkohë, fituesi i trofeut, përveç lavdisë do të përfitojë çmimin prej 100 milionë eurosh. Nëse pandemia nuk do të shkaktojë ndryshime të mëtejshme në arenën e futbollit ndërkombëtar, në evenimentin e FIFA-s do të marrin pjesë tetë skuadra evropiane, të cilave do t’u shtohen edhe 6 klube nga Amerika e Jugut. Dhjetë vendet e mbetura do të plotësohen me ekipe Amerika Veriore, Azia, Afrika dhe Oqeania.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani