Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rriten infektimet në SHBA, ekspertët: Situtata po përkeqësohet

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 14:58 | Bota
Rriten infektimet në SHBA, ekspertët: Situtata po

Ndërsa sezoni veror ka nisur, numri i infektimeve me Covid-19 është rritur në shumë shtete amerikane. 

Dr. Sanjay Gupta tha: “Po rrezikojmë të bëjmë hapa prapa”.

Prej javësh, 23 shtete amerikane po shënojnë rritje të rasteve të reja dhe ky trend pritet të vazhdojë.

“Nuk më pëlqen të flas në këtë mënyrë, por numri i shteteve që do të preken do të vazhdojë të rritet, pasi virusi po përhapet”, deklaroi Gupta. 

Epiqendrat e reja janë në jug dhe perëndim, përfshirë Arizonën, ku Presidenti Donald Trump mban tubimin elektoral të radhës. Kate Gallego, kryebashkiakja e Phoenix, tha: “Spitalet tona kanë edhe 17 për qind kapacitet. Jemi në situatë kritike”. 

Në disa zona, pandemia duket të jetë zhvendosur drejt amerikanëve më të rinj.

Në rang kombëtar, rastet e reja u rritën me mbi 30 000 për të dytën ditë radhazi, shifra më e lartë që prej 1 majit. Ndërkaq, 10 shtete regjistruan mesataren më të lartë javore të infektimeve të reja përfshirë Florida, Georgia dhe California. Florida u bë shteti i shtatë amerikan që kaloi pragun e 100 mijë infektimeve. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani