Autobusët e mbyllur, transporti urban në Tiranë vijon protestën

Punonjësit e transportit publik në Tiranë protestuan përsëri duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, mes të tjerash edhe një pagë tjetër lufte.

Policia ka shpërndarë protestën, duke bërë dhe shoqërime në komisariat.

Punonjësit thanë se pagesa e vetme në katër muaj për ta është 40 mijë lekëshi i luftës.

Ndërsa kërkojnë rikthimin në punë, sqarojnë se zbatimi i protokolleve të sigurisë pa ndihmën e qeverisë po e bën të pamundur këtë. Ata kërkojnë ulje të akcizës së naftës dhe TVSh si turizmi, në nivelin 6%.