Ikona e filmave pornografikë akuzohet për përdhunim

200623143407 ron jeremy avn expo 2017 exlarge 169 600x338

Aktori i filmave pornografikë, Ron Jeremy, është akuzuar për përdhunim, ngacmimin seksual ndaj katër grave në periudha të ndryshme, tha prokurorja e Los Anxhelosit, Jackie Lacey. Menaxheri i Reremy, Dante Rusciolelli, tha për CNN përmes telefonit se ai nuk do ta përfaqësonte më si klient.

Jeremy, emri i plotë i të cilit është Ronald Jeremy Hyatt, akuzohet për përdhunimin e një 25-vjeçareje në një shtëpi në Hollivud në maj 2014. Ai gjithashtu akuzohet për ngacmimin seksual të dy grave, 33 dhe 46 vjeç, në një lokal në Hollivud në vitin 2017 dhe përdhunimin e një 30-vjeçareje në të njëjtin lokal në korrik 2019.

Akuza të ngjashme ishin ngritur ndaj tij dhe në vitin 2016, por për mungesë provash çështja ishte pushuar nga Prokuroria.

Emrat e viktimave nuk u bënë të ditur, ndërsa prokurorët kërkuan që Jeremy të qëndrojë në qeli, kundrejt një dëmshpërblimi prej 6,6 milionë dollarësh. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me minimumi 90 vite heqje lirie, ose burgim të përjetshëm.

Jeremy konsiderohet si një prej ikonave të industrisë së filmave për të rritur. Ai u fut në Librin e Rekordeve Guinness si aktori me më shumë filma të luajtur, më shumë se 2200. Në vitin 2015, në një intervistë për CNN ai pranoi se kishte qenë shumë pranë vdekjes nga një problem në zemër në vitin 2013. Në atë intervistë ai tha se synimi i tij kishte qenë gjithmonë të bënte një jetë të mirë dhe të ishte një njeri i mirë.