Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kufizimi i lëvizjeve, Instat: Në 5 muaj, 900 mijë vizitorë më pak

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 17:01 | Ekonomi
Kufizimi i lëvizjeve, Instat: Në 5 muaj, 900 mijë vizitorë

Kufizimet e lëvizjeve si masë kundër përhapjes së Covid-19 kanë penalizuar rëndë industrinë e turizmit në vend.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë pesë muajve të parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë 602 mijë vizitorë, kundrejt 1.5 milionë turistëve gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Vetëm për muajin maj, kufirin shqiptar e kanë shkelur 16 mijë shtetas të huaj, ku pjesa më e madhe për qëllime biznesi të lidhura me tregtinë e mallrave, që nuk është ndërprerë gjatë pandemisë.

Të dhënat zyrtare zbulojnë edhe numrin e shqiptarëve që kanë hyrë në vend gjatë kësaj periudhe, rreth 30 mijë shtetas muajin e kaluar. Por edhe këtu, pjesa më e madhe i takon tregtisë dhe një pjesë e vogël lidhet me riatdhesimet e personave të mbetur jashtë kufijve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë