Ngritja e akuzave ndaj Thaçit, Albin Kurti: Pasojë e gabimit kur u votua Gjykata Speciale

kurti 1100x620

Ish-kryeministri i Kosovës njëherazi dhe kryetari i Vetëvendosje Albin Kurti reagoi për akuzat e ngritura ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veselit nga Prokuroria Speciale.

Albin Kurti tha se këto zhvillimet vijnë si pasojë e gabimeve të hershme që janë bërë me votimin e Gjykatës Speciale. Ai shtoi se vazhdon të besojë se lufta e UÇK ishte e drejtë.

“Ajo çfarë po shohim është pasojë e re e gabimeve të moçme. Nuk e di a është e qëllimshme  para nisjes se dialogut në Uashington, e di që lufta e UÇK-së është luftë e drejtë, është luftë kundër një agresori dhe okupatori që kishte kryer gjenocid dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët e invalidët e UÇK-së-se edhe politikisht e historikisht janë në të drejtën e tyre.

S’do mend që kjo ngritje e aktakuzave  dëmton reputacionin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Kurti.