Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 60%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 20%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 20%

“Thaçi dhe Veseli kanë sabotuar punën tonë”, Gjykata Speciale publikon aktakuzat ndaj Presidentit të Kosovës dhe kreut të PDK

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 16:01 | Kosova
“Thaçi dhe Veseli kanë sabotuar punën tonë”,

Prokuroria Speciale ka bërë publike aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, të ngritura zuyrtarisht ndaj tyre në 24 prill 2020.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e Zyrës së Prokurorit tё Specializuar se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Gjykata gjithashtu pretendon se Thaçi dhe Veseli janë përpjekur disa herë të pengojnë dhe sabotojnë punën e Dhomës Speciale të Kosovës. “Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. Thaçi dhe z. Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu