Vucic në Rusi: Putin më dha këshilla të mira për Kosovën

vucic putin 1100x620

Presidenti serb Aleksandër Vucic  tha se kishte marrë këshilla të çmuara dhe mbështetjen e presidentit rus Vladimir putin, lidhur më çështjen e Kosovës. Numri një i Beogradit i beri këto komente pas takimit me presidentin rus në Moskë, ku është i ftuar të marrë pjesë në paradën me rastin e 75-vjetorit të fitores ndaj fashizmit.

Vucic tha se kishin zhvilluar një bisede të mirë për gjetjen e një zgjidhje lidhur me Kosovën, ndërsa mësohet se Putin ka konfirmuar vizitën e tij në Serbi në muajin tetor.

Vizita e presidentit serb në Moskë, ndodh në prag të takimit të së shtunës mes përfaqësueseve të Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm Richard Grenell. Autoritetet në Kosovë presin që nisma amerikane për rifillimin e bisedimeve të çojë në njohjen e ndërsjellë.