Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

E quajti “virus gay”, gazetari ndërron jetë nga Covid-19

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 10:19 | Bota
E quajti “virus gay”, gazetari ndërron jetë nga Covid-19

“Koronavirusi është një virus “gay”, që e vret shkuma e sapunit. Po funksionon për qëllimin që u krijua: që të shfarosë të moshuarit sepse ata shpenzojnë shumë dhe janë shumë në numër. Lufta u bë kundër pleqve dhe ky virus është për pleqtë”.

Personi që i ka bërë këto deklarata është një gazetar nga Nikaragua, José Francisco “Pepe” Ruiz, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 75-vjeçare, për shkak të koronavirusit.

Ruiz, i cili ka punuar 50 vite si gazetar sportiv, u bë lajm pasi minimizoi ndikimin e Covid-19. Gjithashtu, në programin e tij në “Canal 6”, ai tha se një i njohuri i tij e kishte kaluar infeksionin duke bërë gargarë me ujë me kripë 3 herë në ditë.

Ruiz është një nga 74 viktimat e koronavirusit që janë njoftuar zyrtarisht nga autoritetet në Nikaragua.

A2 CNN Livestream

Dita jonë