Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi në Kosovë, ulet numri i rasteve të reja, shërohen 75 persona

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 22:43 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, ulet numri i rasteve të reja,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 281 teste për koronavirus, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 69 raste të reja me koronavirus.

Krahasuar me një ditë më parë është një rënie e rasteve të reja, pasi të mërkurën ishin 95 persona të prekur.

Lajmi tjetër i mirë nga Kosova është se janë shëruar 75 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar numri e përgjithshëm të të shëruarve në 1144 persona.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar të infektuar 2432 persona, nga të cilët 42 e kanë humbur betejën me koronavirusin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë