Parisi rigjallëron turizmin, rihapet kulla Eiffel pas 3 muajsh mbyllje

Turistët dhe parisienët do të mund të admirojnë sërish pamjen mbresëlënëse të kryeqytetit francez nga kulla Eiffel, pas 3 muaj mbyllje, për shkak të koronavirusit.

Monumenti më i famshëm francez rihapi dyert këtë të enjte, e megjithatë vizitorët nuk do të mund të ngjiten në majë, pasi ashensorët do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri më 1 korrik. Struktura e përbërë nga 10 mijë e 100 ton metal, rizgjohet pas mbylljes më të gjatë që prej Luftës së Dytë Botërore, në nisje të sezonin veror, por fillimisht do të presë numër të kufizuar vizitorësh dhe mbajtja e maskave për të gjithë personat mbi 11 vjeç, do të jetë e detyrueshme.

“Mendova të kalojë 5 ditë këtu në Paris dhe mendoj se ky është momenti më i mirë për të vizituar kullën, pasi ka shumë pak njerëz”, u shpreh një vizitor. “Ishte dita jonë e fundit në Paris dhe meqë nuk e kisha parë kurrë kullën, mendova të shfrytëzoja rastin”, shprehet një vizitor.

Vizitorët e parë u lejuan brenda nga ora 10 e së premtes, një moment i konsideruar simboli, ndërsa Franca po përpiqet të rihapet gradualisht ndaj turizmit pas izolimit disa mujor. Monumenti i përfunduar në 1889-tën, prej rreth 7 milionë vizitorë çdo vit, gati ¾ e të cilëve nga jashtë vendit.

Franca është një prej vendeve më të vizituara në botë dhe industria e turizmit është goditur rëndë nga pandemia, me hotele, restorant, kinema e muze që qëndruan të mbyllura për 3 muaj. Mes tyre ishte edhe muzeu i famshëm i Luvrit, që do të hapet në 6 korrik dhe pallati i Versajës, i cili mirëpriti sërish vizitorët më herët gjatë muajit.