Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Thaçi në Hagë, Bytyçi: Tërheqja e Rusisë e dyshimtë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 22:00 | Kosova
Thaçi në Hagë, Bytyçi: Tërheqja e Rusisë e

Enver Bytyçi, analist dhe njohës i çështjeve të rajonit komentoi në A2 zhvillimet më të fundit në Kosovë, ku ndër të tjera theksoi se tërheqja e Rusisë në një situatë të tillë është e dyshimtë.

“Futja në lojë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mos reagimi i Rusisë për ndikimin e SHBA-së, për mua, është diçka e dyshimtë. Rusët kanë qenë të vendosur se nëse janë amerikanët të pranishëm, do të jenë edhe ata do të jenë të pranishëm. Tërheqja e tyre në këtë moment ka një prapavijë, por secila është nuk mund ta them dhe nuk mund ta shpjegoj”, u shpreh Bytyçi.

Më tej, Bytyçi vlerësoi diplomacinë e Beogradit, duke theksuar se ajo po synon të shfrytëzojë kontradiktat mes Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të BE-së.

“Serbia rri urtë, por ka një diplomaci shumë të shkathët, për ta pasur zili. Ata synojnë të shfrytëzojnë kontradiktat mes SHBA-ve dhe disa vendeve të BE-së në të mirë të saj, ndërsa Thaçi dhe një pjesë e mirë e politikës në Prishtinë dhe në Tiranë ka bërë të kundërtën.  Vuçiç është shumë i kujdesshëm kur flet për vende të BE-së dhe SHBA-në. Kosova duhet të mësojë nga diplomacia e Serbisë”, u shpreh Bytyçi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani