30 viktima edhe 259 të infektuar me koronavirus në Itali

italia milano koronavirus 600x338

Vijojnë të jenë të pandryshuara prej disa ditësh shifrat e vdekjeve dhe të infektuarve të rinj në Itali si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 30 persona kanë humbur jetën ndërsa 259 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës 34.708 persona. Situata është përmirësuar dhe për të shëruarit të cilët ditën e fundit ishin rreth 890.

Aktualisht të shtruarit në spitale me simptoma janë 1356 persona, 105 prej të cilëve në terapi intensive. Ministria bën me dijë se në 24 orët e fundit janë kryer rreth 52 mijë testime.