Champions nuk humb kohë, shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve më 10 korrik

CHAMPIONS DATA E SHORTIT frame 167 1100x620

UEFA do të hedhë shortin e fazës çerekfinale dhe të gjysmëfinaleve të Champions League, në datën 10 korrik. Konfederata europiane e futbollit ka vendosur të përcaktojë ndeshjet që do të luhen, pa pritur përfundimin e katër ndeshjeve të 1/8-ve, kudo të përcaktohen skuadrat që do të vijojnë aventurën ndërkombëtare.

Në muajin gusht, kur kampionatet do të jenë mbyllur, Champions do të kthehet në fushë, për të përfunduar në fillim fazën e 1/8-ve, me ndeshjet Chelsea-Bayern München, Napoli-Barcelona, Real Madrid-Manchester City dhe Lyon-Juventus.

Në momentin kur skuadrat e kualifikuara do të jenë përcaktuar, turneu do të spostohet në Lisbonë për “Final Eight”. Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet do të luhen në kryeqytetin portugez në formën e ndeshjeve me eliminim direkt. Në shortin që do të hedhë UEFA nuk do të ketë koka serie dhe lejohen ndeshjet ndërmjet skuadrave të të njëjtit vend.