Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ekonomia në krizë, ekspertët apelojnë qeverinë: Kujdes me projektet

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 16:51 | Ekonomi
Ekonomia në krizë, ekspertët apelojnë qeverinë: Kujdes

Investimet afatgjata të planifikuara nga qeveria duhet të presin. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Pano Soko, sipas të cilit buxheti i shtetit duhet të përqendrohet në projekte afatshkurtra për të rimëkëmbur sa më shpejt ekonominë.

Financimet sipas tij, duhet të orientohen plotësisht në ndihmën e individëve dhe bizneseve dhe vetëm më pas mund të rinisin investimet e tjera.

Sipas Pano Sokos me rëndësi në këtë periudhë krize është edhe avancimi i projekteve të rindërtimit si dhe thithja sa më parë e fondeve të donatorëve për ta kthyer këtë proces në një gjenerues të ekonomisë. Qeveria pritet të rishikojë për herë të tretë buxhetin e shtetit muajin e ardhshëm, pas ndërhyrjeve të bëra në Mars përmes Aktit Normativ ku pati vetëm një rialokim të fondeve për financimin e dy paketave financiare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë