Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hoti takon Von der Leyen, BE shpreh mbështetjen për Kosovën

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 08:58 | Kosova
Hoti takon Von der Leyen, BE shpreh mbështetjen për Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Europian do ta mbështesë Kosovën në reformat e nevojshme në rrugën e saj drejt unionit, si dhe në rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit.

Von der Leyen i bëri këto komente përmes një postimi në Twitter, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten në Bruksel. “Jam mirënjohëse që ai (Hoti) e zgjodhi Brukselin për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit”, tha Von der Leyen.

Hoti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit në fillim të këtij muaji, tha se institucionet e Kosovës kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së dhe shfaqi shpresën se unioni do ta marrë parasysh këtë. “Ne jemi të përkushtuar për një qeverisje të mirë dhe transparente”, shkroi Hoti në Twitter.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ku po takohet me krerë të Bashkimit Europian, kryeministri tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë tjetër, dhe se i kishte kërkuar ambasadorit amerikan Richard Ggrenell të shtynte takimin për një ditë tjetër. “Kosova ka maturinë institucionale për të tejkaluar çdo situatë”, ishin fjalët e Hotit.

Nuk vonoi e reagimi i Grenell, i cili tha se e mirëkuptonte vendimin e Hotit dhe se priste me padurim te planifikonte një takim të ri. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Hoti u takua me Presidentin e Këshillit Europian dhe me shefin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Europian, të cilëve, siç tha, u kishte konfirmuar përkushtimin e Kosovës dhe qeverisë së re ndaj agjendës se integrimit europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani