Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Karteli i drogës në Jalisco atentat shefit të policisë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 17:55 | Bota

Shefi i policisë në një qytet meksikan u plagos rëndë ndërsa dy truproja të tij mbetën të vdekur gjatë një atentati për të vrarë zyrtarin e lartë të policisë. Autorët e ngjarjes mendohet të kenë qenë pjesëtarë të kartelit famëkeq të drogës në Jalisco “New Generation”.

Shefi i Sigurisë Publike, Omar Garcia Harfuch mori tre plumba gjatë sulmit nga persona të paidentifikuar në një lagje të kryeqytetit përpara mbrëmjes. Ai arriti të shpëtonte falë automjetit të blinduar.

Nga spitali, Hafuch fajësoi grupin kriminal të “New Generation” për atentatin ku humbën jetën dy nga truprojat e tij. Nga të shtënat humbi jetën dhe një grua që po kalonte rrugën.

Prokurorja e Përgjithshme në Meksiko Siti, Ernestina Godoy bën me dije se deri tani janë arrestuar 12 persona në lidhje me ngjarjen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë