Koronavirusi në Kosovë, 62 raste të reja dhe 61 të shëruar në 24 orët e fundit

Koronavirusi ne kosove 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 205 testime për koronavirus nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 62 persona.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 61 persona, duke e çuar në 1307 numrin total të të shëruarve.

Deri tani, në Kosovë janë kryer gati 23 mijë testime, ku kanë rezultuar pozitivë 2494 persona, nga të cilët 44 kanë ndërruar jetë.

Edhe Kosova u bë pjesë e listës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë si një nga shtetet ku rastet e reja janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, listë në të cilën ishte edhe Shqipëria.