Ndikimi i pandemisë, paraja në qarkullim u rrit me 23 miliardë lekë

VO PARAJA QARKULLIM frame 0 1100x620

Gjatë muajit maj, kur nisi edhe hapja e ekonomisë, sasia e parasë në qarkullim arriti nivelin më të lartë historik. Kjo për shkak edhe të investimeve që duhet të bënin disa sektorë për të përshtatur aktivitetin me protokollet e sigurisë, por edhe në reflektim të politikës së mbështetjes së ekonomisë me likuiditet të adoptuar nga Banka e Shqipërisë.

Sipas statistikave zyrtare, në fund të muajit maj, paraja në qarkullim arriti në 322 miliardë lekë, në rritje me rreth 9.2 miliardë lekë krahasuar me prillin. Që nga fillimi i muajit mars, kur vendi u prek nga epidemia e Covid-19, paraja në qarkullim është zgjeruar me 23 miliardë lekë.

Kjo tregon edhe se qytetarët po përdorin për konsum kursimet e tyre në banka, duke zëvendësuar kështu të ardhurat e munguara nga kriza.