Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nga penalizimi te dëmtimi, Eros Grezda jashtë Osijek edhe për disa javë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 13:16 | Futboll
Nga penalizimi te dëmtimi, Eros Grezda jashtë Osijek edhe për

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda iu nënshtrua një kontrolli mjekësor në Kroaci, nga ku u konfirmua shqetësimi që ka pasur prej kohësh në këmbën e majtë.

Grezda rezultoi me artroskopi në kyçin e këmbës së majtë, që sipas konsultës është formuar si pasojë e problemeve afatgjata dhe aktivizimeve të shpeshta nën ndikimin e injeksioneve.

Koha e rehabilitimit për mesfushorin e Osijek nuk duket e gjatë, ndërsa klubi kroat pret që futbollisti kuqezi të kthehet së shpejti në stërvitje me intensitet të plotë.

Eros Grezda u penalizua katër ndeshje në kampionat dhe Kupë pas një incidenti për shkak të konfrontimit fizik me një lojtar të Rijekës, në parkingun e stadiumit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë