Nuk është as Milani dhe as Liverpooli, Rashica pranë skuadrës së re

milot rashica werder 600x338

Edhe pse Werber Bremen është thuajse në kategorinë e dytë në Gjermani, Milano Rashica do të mbesë në elitën e futbollit gjerman.

Është folur shumë se sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës mund të kalonte te Liverpooli, Borussia Dortmund apo edhe Milani, gjatë ditëve të fundit, por duket se 23-vjeçari do ta vijojë karrierën e tij në një tjetër skuadër.

Gazetari Nicolo Schira, i Transfermarkt, ka shkruar së fundmi se janë duke u diskutuar detajet e fundit për të arritur një marrëveshjes dhe lojtari do të transferohet te skuadra e RB Leipzigut.

Sipas gazetarit, i cili shpesh ka zbuluar lëvizje të tilla edhe më herët, Leipzig do të paguajë 15 milionë euro për futbollistin, i cili mund të jetë pasardhësi i Timo Werner.