Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rihapja e tenderave, Shano: Duhet transparencë për shpenzimin e fondeve

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 16:29 | Ekonomi
Rihapja e tenderave, Shano: Duhet transparencë për shpenzimin e

Për ish-zëvendësministrin e Financave, Dritan Shano, hapja e tenderave për institucionet ngre pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si do të menaxhohen fondet publike.

Në një moment kritik për ekonominë, sipas tij, do të duhej transparencë e plotë për të evituar shpenzime të panevojshme apo edhe abuzive nga buxheti i shtetit.

“Ne kemi marrë mbi 1 miliard euro borxhe dhe natyrisht që këto para duhet të futen në ekonomi. A bëhet kjo përmes tenderave ose heqjes së kufizimit të të gjitha dikastereve për të bërë tendera apo jo, unë kam dyshimet e mia për të pranuar një gjë të tillë. Kur dëgjon qeverinë që hap të gjitha prokurimet publik, të gjithëve u lind e drejta të mendojnë se ne nuk dimë se ku kanë shkuar këto para. Ndërkohë, shanset që do të kemi prokurime “blejmë qeleshe” apo të paguajmë inceneratorë, të cilët nuk kanë filluar ende nga puna, është një situatë që ngre dyshime”, u shpreh në A2 Business, Dritan Shano.

A2 CNN Livestream

Dita jonë