Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rikthehet paniku në Glasgow, 3 kalimtarët theren për vdekje

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 16:47 | Bota

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të një personi të armatosur me thikë pranë një hoteli në qendër të Glasgow.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe qëlloi të dyshuarin, i cili po ashtu humbi jetën. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.  Autoritet po hetojnë për shkaqet që e detyruan autorin të sulmonte kalimtarët dhe nuk përjashtojnë dhe pistën e terrorizmit.

Policia skoceze bën me dije se në këtë ngjarje të rëndë ka mbetur i plagosur dhe një oficer policie, ndërkohë që e gjithë zona është rrethuar.

Përmes një deklarate për shtyp policia e Skocisë njoftoi se situata tashmë është nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për publikun.

Kryeministrja Nicola Sturgeon e konsideroi ngjarjen si të tmerrshme dhe deklaroi se po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet e saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani