Tre raste të reja me koronavirus në Korçë, një mjek dhe dy infermiere

korce mesuesi grek koronavirus 1100x620

Mësohet se edhe 3 persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi në qytetin e Korçës.

Burime për A2 kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një mjek dhe dy infermiere në pavionin e patologjisë, në spitalin e Korçës.

Tre personat kishin shfaqur simptoma dhe më pas u është bërë tamponi, ku kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Aktualisht është duke vijuar hetimi epidemiologjik në lidhje me këto raste.

Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 77 raste në të gjithë vendin.