96 raste të reja dhe 87 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

kosova infektivi 1100x620

Kosova raportoi një tjetër ditë me numër shumë të lartë personash të prekur nga virusi vdekjeprurës i koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije se në 24 orët e fundit u raportuan dhe 96 raste të tjera me koronavirusin e ri duke e çuar numrin total në 2590. Lajmi i mirë është se 87 pacientë u shëruan për një bilanc total prej 1.394 personash.

Në orët e para të së shtunës Klinika Infektive e Kosovës njoftoi se tre pacientë kanë ndërruar jetë, 2 prej të cilëve nga Prizreni, ndërsa i treti nga Suhareka.

Që nga mesi i muajit mars, kur janë paraqitur rastet e para me sëmundjen COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 48 pacientë.