Arktiku në flakë, pas temperaturave të larta, zjarret përfshijnë zonën më të ftohtë të planetit

Prej disa ditësh Arktiku është përfshirë nga temperaturat e larta dhe situata tashmë është përshkallëzuar pasi në disa zona të tij pranë Rusisë janë shënuar dhe zjarre.

Vatrat e zjarrit janë tepër të mëdha, ato kanë djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe imazhet e tyre janë kapur dhe nga satelitët.

Sipas fotove që vijnë nga Programi i Bashkimit Europian i Monitorimit të Tokës, vatrat e zjarrit janë regjistruar në rajonin e Jakutia, i cili konsiderohet dhe si një nga zonat më të ftohta dhe të pabanuara në planet