Athina do të ketë xhaminë e saj në vjeshtë

athina xhamia 1100x620

Greqia pritet që në vjeshtën e këtij viti të hapë xhaminë e parë zyrtare në Athinë, që nga pavarësia e vendit.

Ministria e Arsimit dhe Punëve Fetare njofton se xhamia do të hapet në vjeshtë dhe muaji më i mundshëm mendohet të jetë tetori, nëse nuk do të ketë një mbyllje si pasojë e koronavirusit.

Projekti për xhaminë në kryeqytetin helen ka nisur që në vitin 2007 dhe hasi në kundërshtinë e fortë të Kishës ortodokse dhe nacionalistëve anti-turq.

Athina është një qytet ku jetojnë mbi 250 mijë myslimanë dhe është i vetmi kryeqytet i Europës ku nuk kishte një xhami zyrtare.