Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Avioni i kryeministrit britanik rikthehet në qiej pas rinovimit 1 milion euro

Nga A2 CNN
27 Qershor 2020, 22:39 | Bota

Autoritetet britanike prezantuan një ditë më parë avionin e rinovuar të kryeministrit Boris Johnson, i cili iu nënshtrua disa rinovime që kushtuan plot 900 mijë paund.

Menjëherë pas prezantimit, avioni iu bashkua një stërvitje ajrore, ku shihet duke furnizuar me karburant në fluturim e sipër dy avionë luftarakë “Lighting” dhe “Typhoon”.

Stërvitja e koduar “Crimson Thunder” u zhvillua ditën e premte në brigjet verilindore të Britanisë së Madhe ku morën pjesë forcat e RAF dhe Marinës Mbretërore.

Sipas një ushtaraku të lartë avioni “Voyger” i kryeministrit vijon të ketë aktive të gjitha parametrat mbrojtëse dhe furnizimi i avionëve luftarakë është vetëm një nga opsionet e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli