Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Breshëri plumbash mbi një automjet në Shkodër, shpëton mrekullisht 50-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Qershor 2020, 10:00 | Kronikë

Qëllohet me armë automatike në drejtim të një automjeti në lëvizje në Shkodër, në të cilin udhëtonte shtetasi me inicialet A.L, rreth 50 vjeç.

Ai ka qenë në një rrugë dytësore, e cila lidh Bërdicën me fshatin Darragjat të njësisë administrative Dajç, Bashkia Shkodër. 50-vjeçari është qëlluar nga disa persona me motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit. Fatmirësisht, shtetasi A. L ka shpëtuar pa marrë asnjë plumb, ndërsa në mjetin e tij janë 11 plumba.

Është ende e paqartë nëse ka qenë një atentat apo tentativë grabitje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë