Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bundesliga ul siparin, Werder ka dhe një mundësi për të qëndruar mes më të mirave

Nga A2 CNN
27 Qershor 2020, 17:25 | Futboll
Bundesliga ul siparin, Werder ka dhe një mundësi për të

Bundesliga ka mbyllur këtë të shtunë sezonin futbollistik 2019-2020. Një kampionat aspak i zakontë futbolli, kjo edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit që e ndërpreu aktivitetin sportiv më të dashur në botë për më shumë se 3 muaj.

Por jeta vijon dhe Gjermania ishte ndër të parat vende që riktheu topin në fushën e blertë dhe tashmë i dha fund dhe një tjetër sezoni.

Verdikti u mor disa javë më parë, Bayern Munchen ngriti trofeun për herë të tetë radhazi duke lënë pas në renditje Borussia Dortmund dhe Leipzig. Një tjetër vend në Champions League është rezervuar për Munchengladbah.

Ndërsa në kupën e vogël të Europës do të shkojnë Leverkusen, Hoffenheim dhe Wolfsburg.

Java e fundit ishte me fat dhe për Werderin e Milot Rashicës, i cili ka dhe një mundësi për të qëndruar mes më të mirave vetëm pas fazës play-off, ku do të presë vendin e tretë të Bundesligës 2.

Werderi fitoi 6-1 me Koln, por u desh dhe humbja e Dusseldorf ndaj Union Berlin që ekipi nga Bremeni të ketë dhe një mundësi që të qëndrojë mes më të mirave të Gjermanisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë