“Fatura” disa milionëshe e titullit kampion për Liverpool

klopp titulli 1100x620

Pas 30 vitesh pritje, Liverpool më në fund u shpall kampion i Premier League, titulli i parë që prej ngritjes së formatit të ri të kampionatit anglez.

Për të realizuar këtë objektiv madhor në historinë e klubit, drejtuesit kanë bërë disa blerje, disa prej tyre me klauzola në kontratë ku Liverpool u premtonte klubeve të origjinës shuma të mëdha nëse arrinte të fitonte titullin.

Tashmë që objektivi u realizua, është koha të paguhet fatura. Sipas “The Sun”, vetëm klubi i Southampton do të marrë si shpërblim për kampionatin e fituar nga Liverpool 3 milionë paund. Përgjatë viteve, “The Reds” kanë blerë aty emra të rëndësishëm të skuadrës si Virgil van Dijk, Sadio Mane, Dejan Lovren dhe Adam Lallana, të cilët kanë mundësuar klubin e vogël të arkëtojë një shumë të konsiderueshme si bonus.

Edhe Arsenal pritet të marrë një sasi të mirë parash, pasi Liverpool ka blerë aty Oxlade-Chamberlain, tashmë kampion i Anglisë. Shuma nuk bëhet e ditur për këtë rast, sikurse për atë të Andrew Robertos, i mbërritur në “Anfield” nga Hull. Në listën e skuadrave që do të shpërblehen për kampionatin është edhe Charlton, prej nga Liverpool ka blerë Joe Gomez.