Fluks në Morinë, dyndje drejt plazheve shqiptare

morine fluks 1100x620

Me qindra automjete me qytetarë nga Kosova kanë krijuar radhë të mëdha në Morinë.

Gjatë mëngjesit të sotëm, sipas burimeve nga dogana, bëhet ë ditur se fluksi ka qenë më i larti i shënuar që nga viti i kaluar.

Gjatë fundjavës janë duke punuar 5 sportele në hyrje dhe 5 në dalje për t’ua bërë më të lehtë kalimin.

Ndoshta dhe rikthimi i motit të mirë është një nga ndikuesit kryesorë që qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Shqipëri, pavarësisht rasteve të shtuara me koronavirus.