Gjendet një person i vdekur në Kavajë

policia 3 1 640x374 640x330 1 600x330

Policia e Kavajës ka bërë të ditur se një person, ende i paidentifikuar, është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë.

Sipas policisë, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilën ai ka ndërruar jetë.