Industria ajrore në kohë pandemie

Kriza e koronavirusit që limitoi në maksimum trafikun ajror global që nga marsi ka vënë disa kompani në vështirësi, ndërsa shumë emra të mëdhenj që patën humbje rekord u mbështetën te ndihmat qeveritare për t’i mbijetuar kolapsit.

Pandemia Covid-19 paralizoi udhëtimet ajrore duke çuar në një numër të madh anulimesh të fluturimeve në të gjithë botën, teksa të gjitha shtetet filluan të zbatojnë masa të rrepta bllokimi. Deri në prill, kapaciteti ndërkombëtar i ulëseve kishte rënë më gati 80% nga një vit më parë, pasi gjysma e aeroplanëve janë pushim.

Por, me rihapjen e shteteve, pavarësisht rasteve në rritje në disa prej tyre, industria ajrore kërkon të rikthehet me kapacitet të plotë, gjithmonë duke zbatuar masat rigoroze për frenimin e përhapjes së koronavirusit.