Ka ende magji në këmbë, Robben rikthehet në fushë

731654 arjen robben reuters 1100x620

Një lajm i pabesueshëm vjen nga Holanda. Futbollisti Arjen Robben vendos të rikthehet në fushat e lojës dhe tashmë ka nënshkruar kontratën për sezonin 2020-2021.

Edhe pse në moshën 36 vjeçare, ish ylli i Bayern Munchen, Chelsea dhe Real Madrid vendos të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm për t’u pensionuar duke nënshkruar një kontratë me skuadrën e Groningen.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Groningen e cila ka postuar foton e futbollistit të veshur me ngjyrat e ekipit.